Një person është gjetur i lënduar të premtën në Fushë Kosovë.
Sipas njoftimit të Policisë, rreth orës 15:42 është raportuar se një mashkull kosovar është gjetur i lënduar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit. Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente.
“Rr e Pejës, Fushë Kosovë 23.01.2026-15:42. Raportohet se është gjetur i lënduar viktima mashkull kosovar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.
Francë: E vrau partneren para syve të fëmijës, Liridon Beris...
Zvicër: Kosovarit iu refuzua shtetësia në Aargau, por fiton ...
“Ma nxori zemrën nga vendi“, fëmijë 9–10 vjeç në Kosovë përd...
Kosova po e “mban” turizmin në Shqipëri
Udinese në ndjekje të Marash Kumbullës, pritet drita jeshile...
“The Standard” rekomandon Shqipërinë si destinacionin kryeso...