Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar një ftesë nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të përfaqësuar Kosovën në Bordin e Paqes.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes një postimi në platformën X, ka uruar presidenten Osmani për këtë emërim, duke e cilësuar si një “gjest tejet domethënës” nga ana e Presidentit Trump ndaj Kosovës. Rama theksoi se ky hap forcon më tej marrëdhëniet e Amerikës me popullin shqiptar dhe dërgon një mesazh të rëndësishëm për sigurinë dhe përkatësinë e Kosovës në hapësirën e interesit amerikan në botë.
“Edhe njëherë urime, dhe dua të besoj se faktorët politikë të Kosovës do ta çmojnë këtë dorë të shtrirë nga Presidenti i SHBA-së, si një gjest që nuk është aspak pa lidhje me respektin për ty personalisht e për rolin tënd ndërkombëtarisht”, shkruan Rama.
Kujtojmë se ditë më parë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka pranuar ftesën e presidentit amerikan Donald Trump për pjesëmarrje në Bordin e Paqes, dhe përgjigja ishte pozitive, ku Rama tha se këtë kërkesë së shpejti do ta dërgojë në Kuvendin e Shqipërisë për miratim.

LEXO EDHE:
Presidentja Osmani ftohet nga Presidenti Trump që ta përfaqësojë Kosovën në Bordin e Paqes
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...