Ushtarët letonezë nga Komanda Rajonale Lindje (RC-E) e misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, vazhdojnë të kryejnë patrullime të rregullta në veri të Kosovës dhe përgjatë Vijës Administrative Kufitare (ABL).
KFOR njofton se patrullime të tilla, të kryera në mënyrë të paanshme dhe të vazhdueshme, janë thelbësore për ruajtjen e një pranie të dukshme, rritjen e ndërgjegjësimit për situatën dhe mbështetjen e stabilitetit të përgjithshëm në zonën e përgjegjësisë së RC-E.
Ato kontribuojnë në garantimin e një mjedisi të sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë.
“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe në lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i bashkëpunon ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në përputhje me rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër