Federata e Basketbollit të Kosovës ka dënuar incidentin që ka ndodhur në ndeshjen e mbrëmshme të ProCredit Superligës së Meshkujve, të zhvilluar në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë, ndërmjet KB Vëllaznimi dhe KB Bashkimi.
Sipas reagimit të tyre, gjatë ndeshjes fillimisht ka pasur ofendime në kor nga tribuna në drejtim të klubit mysafir, për çka i është dhënë vërejtje zyrtare publikut. Kjo Federatë më tej thekson se me përfundimin e pjesës së parë, një grup tifozësh i skuadrës vendase ka tentuar të sulmojë persona të pranishëm në tribunë, duke krijuar rrezik serioz për përshkallëzim të situatës.
“Në të njëjtën kohë, nga tribuna e ballkonit është hedhur një shishe plastike e mbushur me ujë, e cila ka goditur ndihmëstrajnerin e KB Bashkimi, Bledar Gjeqaj, në fytyrë, duke e rrëzuar atë në parket. Pas këtij akti të drejtpërdrejtë dhune dhe tentimit për sulm fizik, në koordinim me gjyqtarët e ndeshjes dhe Policinë e Kosovës, është marrë vendim për zbrazjen e palestrës nga publiku, me përjashtim të zonës VIP, me qëllim garantimin e sigurisë së të gjithë akterëve të ndeshjes”, vazhdon komunikata.
Nga ky rast Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona për tentim sulmi, ndërkaq personi që ka hedhur shishen është identifikuar dhe priten veprime të mëtejme ligjore ndaj tij.
“Federata e Basketbollit e Kosovës thekson qartë se dhuna fizike, tentimet për sulm, fyerjet dhe çdo formë tjetër e sjelljes së papranueshme nuk do të tolerohen në asnjë rrethanë. Çdo dështim për të garantuar rendin dhe sigurinë në palestra do të trajtohet si shkelje e rëndë, me pasoja të drejtpërdrejta disiplinore dhe sportive”, vazhdon FBK.
Federata ka thënë se klubi nikoqir do të ndëshkohet me masa disiplinore për organizim të dobët të ndeshjes, teksa ka paralajmëruar edhe masa të tjera në rast të përshkallëzimit të situatave të tilla.
“Federata paralajmëron se përsëritja e incidenteve të kësaj natyre do të sjellë masa edhe më drastike, përfshirë mbylljen e palestrave, zhvillimin e ndeshjeve pa publik, humbjen e ndeshjeve me rezultat zyrtar dhe referimin e rasteve tek institucionet kompetente”, vazhdon reagimi.
SHBA paralajmëron Iranin për pasoja nëse vrasjet vazhdojnë
“Ka qenë e vështirë… por nuk duhet të ndalemi”, prokurori Mo...
Aksident në rrugën Gjakovë-Klinë, lëndohen dy persona
“Travel and Tour World”: Berati, destinacioni i përsosur për...
Aksidentohet autobusi që transportonte nxënës, një viktimë d...
Prekëse: Prezantuesja e RTK-së nuk arriti t’i mbante lotët t...