Rama tallet me Malin e Zi: Është shteti më i madh dhe më i fuqishëm në rajon

13:45 | 15 Janar 2026
Q L

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ironizuar sërish Malin e Zi gjatë një paneli diskutimi në kuadër të një samiti të mbajtur në Emiratet e Bashkuara Arabe, duke e quajtur “shtetin më të madh dhe më të fuqishëm në rajon”.

“Mali i Zi është shteti më i madh dhe më i fuqishëm në rajon. Ka 50 milionë banorë. Ne jemi të vegjël, por Mali i Zi është kështu”, ka thënë Rama me ironi.

Nuk është hera e parë që Rama përdor tone tallëse ndaj Malit të Zi. Një situatë e ngjashme ishte regjistruar edhe në fund të tetorit të vitit të kaluar, gjatë një paneli të Procesit të Berlinit në Londër, ku ai mori pjesë bashkë me kryeministrin malazez, Milojko Spajiq. Gjatë fjalimit të këtij të fundit, Rama e kishte ndërprerë disa herë, duke bërë komente ironike për emrin e Malit të Zi dhe duke thënë se ky shtet është “më i vjetër se Greqia dhe Serbia”.

Në të njëjtin panel në Emiratet e Bashkuara Arabe, Rama ka bërë edhe komente ndaj Greqisë. Duke iu drejtuar një bashkëbiseduesi grek, ai ka thënë se grekët shpesh i nënvlerësojnë të tjerët, pasi mendojnë se kanë monopol mbi filozofinë dhe se janë trashëgimtarët e drejtpërdrejtë të Platonit dhe Aristotelit, “por nuk janë”.

 

Shpërndaje në rrjete sociale