Genoa vëzhgon lëvizjet në merkato për t’i dhënë Daniele De Rossit një skuadër sa më konkurruese.
Sipas “Sky Sport”, klubi kuqeblu po vlerëson blerjen e Kristjan Asllanit, aktualisht në huazim nga Interi te Torino, por që nuk bën më pjesë në planet e klubit “zikaltër”.
Ai pritet të ndryshojë sërish ambient në afatin e transferimeve të verës.
Asllani është një mesfushor “regjisor” para mbrojtjes, që kombinon fazën e ndërprerjes me cilësinë në pasime. Ndonjëherë vonon ritmin e lojës, por do të ishte një burim i vlefshëm për Genoa, që kërkon eksperiencë në mesfushë.
Shqiptari është titullar i kombëtares dhe i mësuar me presionin pas viteve te Interi.
Në karrierë ka 99 ndeshje dhe 4 gola me Interin, 27 paraqitje dhe 1 gol me Empolin, 16 ndeshje me Torinon dhe 38 ndeshje me Shqipërinë (5 gola).
Ai ka edhe paraqitje me ekipet U-21, U-18 dhe U-16. Në “palmares” numëron 1 titull të Serie A, 1 Kupë Italie, 2 Superkupa Italiane, 1 titull të Serie B dhe 1 titull “Primavera”.
Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...