Djali i ish-legjendës suedeze, Zlatan Ibrahimovic, Maximilian po i ndjek hapat e babait të tij.
Ibrahimovic është zyrtarizuar sot në mëngjes tek Ajax Amsterdam, klub në të cilin ka luajtur edhe Zlatani, shkruan Arbresh.info.
Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi të klubit holandez në platformën X.
19-vjeçari ka luajtur me ekipin e dytë të Milanit gjatë këtij gjysmë-sezoni, ku ka shënuar pesë gola dhe ka bërë katër asistime.
‘Ibra i ri’ është huazuar nga Milani për këtë sezon, derisa pritet të marrë minuta dhe përvojë në skuadrën e parë të Ajaxit./Arbresh.info
Welcome to Ajax, Maximilian Ibrahimović 🇸🇪 pic.twitter.com/03mAp28qCs
— AFC Ajax (@AFCAjax) January 14, 2026
Qindra të arrestuar në Francë pas festimeve të çmendura të L...
Ferit Hoxha viziton Kosovën, pritet nga Haxhiu, Kurti dhe Ko...
Sot përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja të...
Moti sot në Kosovë
Rice mbron Gabriel dhe Eze: Pa ta nuk do ta kishim fituar Pr...
Plagosje me thikë në Lushnjë, i mituri qëllon dy herë një 40...