Los Angeles Lakers është kthyer tek fitorja, duke e mposhtur Atlanta Hawks me rezultat të thellë 141-116 në NBA.
Lakers krijoi epërsi nga çereku i parë, dhe e mbajti atë deri në çastet e fundit, shkruan Arbresh.info.
LeBron James ka shkëlqyer me 31 pikë, 10 asistime e nëntë kërcime. Kurse slloveni, Luka Doncic pati 27 pikë, 12 asistime e pesë kërcime.
Ayton pati një tjetër paraqitje të jashtëzakonshme ku luajti me double-double prej 17 pikë e 18 kërcime.
Tek Haëks shkëlqeu Alexander-Walker me 26 pikë dhe McCollum me 25 sosh.
Kjo ishte fitorja e 24 krahas 14 humbjeve. Derisa Atlanta pësoi humbjen e 22 dhe 20 fitoreve./Arbresh.info
Man United vazhdon formën e jashtëzakonshme – fiton ndaj Cry...
Konjufca dënon sulmet e Iranit ndaj bazave amerikane dhe civ...
Dronët iranianë godasin bazën detare në Abu Dabi
Ambasada amerikane paralajmëron për rrezik në Irak
Arsenal – Chelsea, publikohen formacionet zyrtare
Tre ushtarë amerikanë të vrarë në operacionin në Iran