Alvaro Arbeloa ka dalë sot për herë të parë para mediave si trajner i ekipit të parë të Real Madridit, në prag të ndeshjes së nesërme ndaj Albacetes në Copa del Rey.
Kjo ishte konferenca e tij e parë zyrtare në këtë rol dhe interesi i mediave ishte maksimal, shkruan Arbresh.info.
Në krah të tij ishte Emilio Butragueño, Drejtor i Marrëdhënieve Institucionale të klubit, i cili i uroi mirëseardhje Arbeloas dhe foli me respekt për Xabi Alonson, duke theksuar se ndarja mes trajnerit dhe klubit ka qenë me marrëveshje të ndërsjellë dhe se Real Madridi i uron suksese në të ardhmen.
“Për mua është një ditë shumë e veçantë. Çdo ditë në klubin më të madh në botë është speciale. Kam shumë emocion dhe shumë dëshirë.”
“Dje pasdite më njoftuan se Xabi dhe klubi kishin vendosur të ndanin rrugët dhe se donin që unë të merrja ekipin e parë. Fola me Xabin, kemi një miqësi të fortë dhe ajo do të vazhdojë.”
“Kam 20 vite në këtë klub dhe do të jem këtu për aq kohë sa Real Madridi të dëshirojë.”
“E kemi parë përpjekjen në ndeshjet e fundit, sidomos në Superkupë. Kemi lojtarë të gatshëm të japin gjithçka. Të fitosh me këtë stemë është e mundur vetëm duke respektuar vlerat e Real Madridit.”
“Ajo që kam folur me Xabin mbetet private. Jam shumë i emocionuar për të nisur nesër dhe kam fatin të drejtoj një skuadër të jashtëzakonshme.”
“Nuk më shqetësojnë. Kemi profesionistë të mëdhenj dhe lojtarët janë të parët që duan të fitojnë trofe.”
“Real Madridi është fitore, fitore dhe vetëm fitore. Kjo është filozofia jonë.”
“Me këtë paraqitje, Arbeloa nis zyrtarisht një kapitull të ri në karrierën e tij, duke marrë përgjegjësinë e madhe të drejtimit të Real Madridit në një moment delikat për klubin”, tha ndër të tjera Arbeloa./Arbresh.info
Top dhjetë produktet më të importuara dhe eksportuara në 202...
Çështja e presidentit, Abdixhiku: Ka plot kandidatë konsensu...
113 vjet Policia e Shtetit, Balla: Mirënjohje dhe nderim për...
Shifra të frikshme të të vrarëve në Iran
Cancelo rikthehet te Barcelona në formë huazimi
Pas vendimit të KQZ-së, nis rinumërimi i votave