Real Madridi mbrëmë njoftoi se trajneri Xabi Alonso nuk do të jetë më në krye të klubi mbretëror, pas përfundimit të bashkëupunimit me marrëveshje të dyanshme.
Ky lajm erdhi një ditë pasi u mposht nga Barcelona në finale të Superkupës së Spanjës me rezultat 3-2, shkruan Arbresh.info.
Strategu bask e ka thyer heshtjen dhe ka reaguar për herë të parë pas largimit të tij.
Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ai u ka uruar sukses lojtarëve dhe Real Madridit në të ardhmen.
“Po e përmbyll këtë etapë profesionale dhe nuk ka përfunduar ashtu siç do të kishim dëshiruar. Të stërvitësh Real Madridin ka qenë një nder dhe një përgjegjësi e madhe.”
“E falënderoj klubin, lojtarët dhe mbi të gjitha tifozët dhe madridizmin për besimin dhe mbështetjen. Largohem me respekt, mirënjohje dhe krenari që kam dhënë më të mirën time të mundshme”, shkuhet në reagimin e Alonsos.
Aventura e Xabi Alonsos zgjati vetëm shtatë muaj tek Real Madridi./Arbresh.info
Apple i drejtohet Google për të mundësuar përmirësimin e int...
Vëllai i Arbër Zenelit transferohet te klubi i njohur në Bel...
Avokati i Popullit letër Trendafilovës: DhSK me mangësi në p...
Operacioni kundër një bande nigeriane vret 200 banditë
Sorensen nesër në Kosovë, pritet në takim nga Osmani
Hapet për qarkullim rruga nacionale Prishtinë–Ferizaj