Juventusi ka arritur fitore bindëse me rezultat 5-0 ndaj Cremoneses në xhiron e 20-të në Serie A.
Bremer hapi serinë e golave në minutën e 12-të. Derisa tre minuta më vonë David dyfishoi epërsinë, shkruan Arbresh.info.
Në minutën e 35-të, Juventusi fitoi penallti, ku përgjegjësinë për të goditur e mori Kenan Yildiz. Ai gaboi nga pika e bardhë por nga topi i kthyer realizoi për 3-0.
“Zonja e Vjetër” nuk i ndali golat as në pjesën e dytë. Tre minuta pas nisjes së etapës së dytë Terracciano aksidentalisht shënoi në portën e tij për 4-0.
Ndërkohë, McKennie në minutën e 64-të, vulosi fitoren 5-0 me golin e tij.
Në këtë ndeshje nga minuta e 62-të u paraqit, edhe ylli kosovar Edon Zhegrova i cili nuk arriti të shënoj apo asistoj.
Me këtë fitore Juventusi arriti në kuotën e 39 pikëve dhe pozitën e katërt kurse Cremonese mbetet e 13-ta me 22 sosh./Arbresh.info
Fantastike: Shqiptari Jurgen Uldedaj mbron titullin IBO ndaj...
Qindra të arrestuar në Francë pas festimeve të çmendura të L...
Ferit Hoxha viziton Kosovën, pritet nga Haxhiu, Kurti dhe Ko...
Sot përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja të...
Moti sot në Kosovë
Rice mbron Gabriel dhe Eze: Pa ta nuk do ta kishim fituar Pr...