Liverpooli ka shënuar fitore në rrethin e 1/32 të finales së FA Cup me rezultat 3-1 ndaj Barnsleyt.
Për epërsinë fillestare të “The Reds” shënoi Szoboszlai pas nëntë minutash, shkruan Arbresh.info.
Ndërsa, Jeremie Frimpong dyfishoi rezultatin nëntë minuta para fundit të pjesës së parë.
Mysafirët ngushtuan rezultatin në minutën e 40-të, kur realizuan me anë të Phillips.
Deri në minutën e 84-të, më nuk pati gola, atëherë kur gjermani Florian Wirtz shënoi për herën e tretë për Liverpoolin. Derisa fitoren me rezultat 4-1 e vulosi Hugo Ekitike në minutën e katërt shtesë.
Liverpooli në fazën tjetër të FA Cup do të përballet me Brightonin./Arbresh.info
Fantastike: Shqiptari Jurgen Uldedaj mbron titullin IBO ndaj...
Qindra të arrestuar në Francë pas festimeve të çmendura të L...
Ferit Hoxha viziton Kosovën, pritet nga Haxhiu, Kurti dhe Ko...
Sot përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja të...
Moti sot në Kosovë
Rice mbron Gabriel dhe Eze: Pa ta nuk do ta kishim fituar Pr...