Real Madridi dhe Xabi Alonso i dhanë fund bashkëpunimit sot pas humbjes së mbrëmshme nga Barcelona në finalen e Superkupës së Spanjës me rezultat 3-2.
Ky ishte një vendim i cili pak a shumë ishte i pritur pasi kupa ishte e mbushur me probleme për Alonson duke filluar nga rezultatet e deri tek ‘konflikti’ me Viniciusin, shkruan Arbresh.info.
Një reagim i parë që ka ardhur nga lojtarët pas largimit të Alonsos, ka qenë ai i lojtarit më të mirë deri më tani të Realit këtë sezon, Kylian Mbappe.
Përmes një ‘instastory’, francezi ka shprehur indinjatën e thellë që ka për trajnerin bask.
“Ka qenë një periudhë e shkurtër, por ishte një kënaqësi e vërtetë të luaja për ju dhe të mësoja nga ju. Ju falënderoj që më dhatë besim që nga dita e parë.”
“Do t’ju mbaj mend si një trajner me ide shumë të qarta dhe me njohuri të thella për futbollin. Ju uroj shumë fat dhe suksese në kapitullin tuaj të radhës”, u shpreh Mbappe.
Kujtojmë se drejtimin e Realit pas largimit të Alonsos e ka marrë Alvaro Arbeloa./Arbresh.info

Fantastike: Shqiptari Jurgen Uldedaj mbron titullin IBO ndaj...
Qindra të arrestuar në Francë pas festimeve të çmendura të L...
Ferit Hoxha viziton Kosovën, pritet nga Haxhiu, Kurti dhe Ko...
Sot përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja të...
Moti sot në Kosovë
Rice mbron Gabriel dhe Eze: Pa ta nuk do ta kishim fituar Pr...