Real Madridi nuk e kapërdiu assesi humbjen e mbrëmshme nga Barcelona në Superkupën e Spanjës.
Menjëherë pas kësaj ditën e sotme, me vendim të dyanshëm trajneri Xabi Alonso përfundoi aventurën e tij në krye të klubit mbretëror, shkruan Arbresh.info.
Alonso e udhëhoqi klubin saktësisht 209 ditë, ku nuk arriti të fitojë asnjë trofe, përkundër që mund t’i fitoj dy të tillë.
Rrugëtimin në Madrid, strategu bask e nisi në Botërorin e Klubeve, ku arriti deri në gjysmëfinale, aty ku u mposht nga Parisi 4-0.
Reali e nisi shumë mirë La Ligan madje triumfoi edhe në “El Clasicon” e parë me Barcelonën 2-1, mirëpo një zëvendësim i Vinicius Juniorit shkaktoi polemika të mëdha, dhe nga ai moment situata asnjëherë më nuk ishte e njëjtë.
Në atë pikë Reali ishte liderë para Barcelonës, ndërsa në këtë moment kur kanë kaluar 19 xhiro në La Liga, skuadra e Flick po prin me katër pikë para Real Madridit.
Që nga ai moment Reali zhvilloi 14 ndeshje ku katër prej tyre i humbi dhe tri tjera barazoi.
Një bilanc i tmerrshëm, për dallim se si nisi aventura e Xabit.
Edhe në Ligën e Kampionëve, punët nuk i ecën aq mirë, në dy derbit me dy gjigantët anglez Liverpoolin dhe Manchester Cityt, Reali pësoi disfatë.
Madje në sfidën me Cityn u mposht në Bernabeu.
Testi final i Alonsos ishte Superkupa e Spanjës. Por as këtu nuk u tregua rezultat, Reali u mposht në finale nga Barcelona 3-2. Kjo bëri që Reali dhe Alonsos t’i japin fund bashkëpunimit të tyre, pas 31 ndeshjeve.
Në këto sfida nën drejtimin e Alonsos, Reali pati 22 fitore, katër barazime dhe pesë humbje.
Tashmë në krye të “Los Blancos” do të jetë Alvaro Arbeloa./Arbresh.info
Fantastike: Shqiptari Jurgen Uldedaj mbron titullin IBO ndaj...
Qindra të arrestuar në Francë pas festimeve të çmendura të L...
Ferit Hoxha viziton Kosovën, pritet nga Haxhiu, Kurti dhe Ko...
Sot përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja të...
Moti sot në Kosovë
Rice mbron Gabriel dhe Eze: Pa ta nuk do ta kishim fituar Pr...