Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka bërë të ditur se sot situata në këtë komunë ka qenë më e qetë dhe se gjendja po shkon drejt përmirësimit, megjithatë ka kërkuar kujdes të shtuar nga qytetarët gjatë lëvizjes.
Sipas tij, rrugët kanë qenë të qarkullueshme, por me vëmendje më të madhe nga pjesëmarrësit në trafik. Megjithatë, vështirësi ende paraqiten në drejtim të Gurit të Plakës, si dhe në aksin Llapushnik–Berishë.
Po ashtu, janë vizituar familjet e prekura nga vërshimet, të cilave u janë shpërndarë ushqime dhe pako ndihmëse.
Në anën tjetër, ujësjellësi ka siguruar furnizimin me ujë për qytetarët përmes cisternave.
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...