Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se furnizimi me ujë të pijes aktualisht është i pasigurt, për shkak të nivelit të lartë të turbullshmërisë në burimet e ujit.
Sipas njoftimit zyrtar, për shkak të kësaj gjendjeje, impiantet për trajtimin e ujit të pijes nuk janë në gjendje të operojnë në mënyrë të sigurt. Gjatë orëve të mbrëmjes është shënuar një rënie e përkohshme e turbullshmërisë dhe janë bërë përpjekje për rifillimin e trajtimit të ujit, por këto tentativa nuk kanë rezultuar të suksesshme, pasi niveli i turbullshmërisë ka filluar sërish të rritet.
“Në këtë kontekst, njoftojmë konsumatorët se edhe në rastet kur uji arrin në rrjet, ai NUK duhet të përdoret për pije, por vetëm për qëllime higjienike dhe teknike, deri në një njoftim të radhës. Ekipet tona janë në monitorim të vazhdueshëm të situatës dhe do të ju mbajmë të informuar me kohë për çdo ndryshim apo përmirësim të gjendjes”, thuhet ndër të tjera në njoftim.
Kjo komunë, sikurse disa të tjera, kanë ngelur pa furnizim me ujë si shkak i gjendjes së shkaktuar nga reshjet e shiut.
Dy zyrtarë të KEDS-it dyshohen për ryshfet, kërkohet parabur...
Osmani pret Prattipatin, flasin për partneritetin strategjik...
Parandalohet futja e telefonit në Qendrën e Paraburgimit në ...
Arsim Bajrami shpreh gatishmërinë të kandidojë për President
SHBA–Iran, rifillojnë bisedimet bërthamore në Gjenevë
16 mijë qytetarë nënshkruajnë peticion për ish-krerët e UÇK-...