Një shumë prej rreth 59,055 eurosh është sekuestruar nga Policia në Leposaviq, nën dyshimin për shpërlaje parash.
Sipas raportit 24 orësh nga Policia e Kosovës, rasti ka ndodhur më 5 janar 2026, rreth orës 20:00, gjatë një kontrolli në automjetin e një mashkulli kosovar. Gjatë kontrollit, policia ka gjetur një shumë të konsiderueshme parash të padeklaruara.
“Me vendim të prokurorit kompetent, paratë janë sekuestruar përkohësisht deri në vërtetimin e origjinës së tyre. Po ashtu, si dëshmi janë sekuestruar edhe dokumente të tjera, përfshirë certifikatën e biznesit nga ARBK, certifikatën e biznesit nga ATK, si dhe raportin ditor fiskal (Z-raport), të cilat do t’i nënshtrohen analizës”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
I dyshuari është intervistuar nga autoritetet dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë./Arbresh.info
PDK e prerë: Nuk ka votë për president pa marrëveshje apo di...
“Dramë” në “San Siro”, Milan shpëton nga humbja në çastet e ...
The Economist: Zgjedhjet në Kosovë tregojnë se demokracia ës...
Alonso: Simeone e kaloi kufirin, e dëgjova se çfarë i tha Vi...
Bora pastron ajrin në Prishtinë, ja ku renditet sot kryeqyte...
“Florentino do të të largojë, mbaje mend çfarë po të them” &...