Kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së, Lumir Abdixhiku ka mbajtur sot tubim në Dragash në kuadër të fushatës zgjedhore.
Abdixhiku tha në Dragash folën për familjen dhe Ministrinë që duam ta themelojmë, teksa theksoi se duhet të investohet më shumë në familje, shkruan Arbresh.info.
“Prandaj kemi marrë një vendim të qartë politik dhe moral: Kosova duhet të investojë te familja, seriozisht dhe drejtpërdrejt. Jo me fjalë, jo me projekte të përkohshme, por me politika të qëndrueshme shtetërore. Sepse familja nuk është barrë për buxhetin; familja është investimi më i sigurt në të ardhmen e vendit. LDK ka program të qartë dhe të vetëm për Familje. Ka dhe kuadro që realizojmë synimet tona e vizionin tonë”, tha Abdixhiku.
Postimi i plotë:
Sonte qëndruam në Dragash.
Në një qytet që flet qetë, por mendon thellë. Në një qytet të familjeve punëtore, të lidhura fort me njëra-tjetrën, ku solidariteti ka qenë gjithmonë më i fortë se çdo vështirësi. Dragashi është ndërtuar mbi familjen ; dhe kjo e bën këtë vend të veçantë.
Në Dragash folëm për familjen dhe Ministrinë që duam ta themelojmë. Për LDK-në, familja nuk është thjesht një kategori sociale. Familja është pasuria më e madhe kombëtare që ka Kosova. Është vendi ku lind jeta, ku formohet karakteri, ku ruhet gjuha, tradita, morali dhe ndjenja e përkatësisë. Pa familje të fortë, nuk ka shtet të fortë. Pa familje të qëndrueshme, nuk ka zhvillim afatgjatë.
Në Dragash kjo e vërtetë ndihet më fort se kudo. Këtu familja ka qenë gjithçka: sigurim social kur shteti ka munguar, shkollë për fëmijët, mbështetje ekonomike në kohë të vështira dhe strehë morale në çdo rrethanë. Familje që kanë qëndruar bashkë, që kanë ruajtur dinjitetin dhe që e kanë mbajtur këtë vend gjallë.
Sot, kjo pasuri kombëtare po vihet nën presion të madh. Presion ekonomik, social dhe demografik. Prindërit po përballen me kosto gjithnjë e më të larta, të rinjtë po vonohen të krijojnë familje ose po detyrohen ta ndërtojnë jetën larg vendit, ndërsa fëmijët po rriten me pasiguri. Dhe kur familja tronditet, tronditet i gjithë shteti.
Prandaj kemi marrë një vendim të qartë politik dhe moral: Kosova duhet të investojë te familja, seriozisht dhe drejtpërdrejt. Jo me fjalë, jo me projekte të përkohshme, por me politika të qëndrueshme shtetërore. Sepse familja nuk është barrë për buxhetin; familja është investimi më i sigurt në të ardhmen e vendit.
LDK ka program të qartë dhe të vetëm për Familje. Ka dhe kuadro që realizojmë synimet tona e vizionin tonë.
Dragashi në listën e LDK-së përfaqësohet nga tre kandidatë profesionistë, të dëshmuar në arsim, menaxhim dhe angazhim lokal, të përkushtuar për shërbim ndaj qytetarëve: me numër 96 Esra Myrtezani, me numër 95 Zeni Krasniqi dhe me numër 94 Samidin Xheladini.
Osmani nga Washingtoni njofton për heqjen e vizave nga Baham...
Adis Beçiragiç shpallet ‘Trajneri më i mirë i vitit’ në Bosn...
Amir Rrahmani fiton Superkupën e Italisë, Napoli mposht në f...
“Sjelljet e tua më kanë irrituar”, Brikena i shpall ‘luftë’ ...
Vetura përplaset me turmën e paradës në qytetin holandez Nun...
Dani Alves drejt rikthimit sensacional në fushë, gati të lua...