Një person është plagosur me armë zjarri mbrëmë në fshatin Nashec të Prizrenit, raporton Policia e Kosovës.
Sipas policisë është arrestuar i dyshuari dhe është sekuestruar një armë me dy karikator, që dyshohet se janë përdorur në rast, shkruan Arbresh.info.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Fsh. Nashec, Prizren / 16.12.2025 – 12:00. Viktima mashkull kosovar ka mbetur i plagosur nga arma e zjarrit pasi në drejtim të tij dyshohet se ka shtënë i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari, ndërsa arma (pistoletë) që dyshohet se është përdorur në rast me dy karikatorë është sekuestruar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të PK./Arbresh.info
Kurti vizitoi punimet për ndërtimin e fabrikës së municionev...
Modena ngrihet në këmbë pas sulmit brutal me makinë/ U plago...
Protesta e studentëve në RMV, ambasadori Meidani mesazh me v...
Hapet unaza e brendshme e Prishtinës, premtohet lehtësim i t...
Humbet Mallorca e Muriqit, rrezikon rënien nga La Liga
Haradinaj përkrah protestën e studentëve në Shkup: Shqipja ë...