Presidentja e vendit, Vjosa Osmani është nderuar me Çmimin Boniafcio VIII nga Akademia Bonifaciana.
Presidentja Osmani, përmes një video-inçizimi, ka bërë të ditur se mbrëmë në Anagni, qytetin e Papëve, u nderua me ‘Çmimin Boniafcio VIII’, nga Akademia Bonifaciana, si njohje për angazhimin institucional për paqen, si dhe bashkëpunimin ndërkulturor e ndërfetar.
Me këtë rast, Osmani u shpreh se ky çmim forcon përkushtimin e saj ndaj drejtësisë, paqes e dinjitetit si vlera të përhershme.
“Në frymën e vlerave që qëndrojnë në themelet e kësaj Akademie prestigjioze, e cila vendos primatin tek drejtësia, dinjiteti dhe paqja, ky vlerësim, i cili më herët ishte ndarë edhe Gjon Palit të II, forcon përkushtimin tim ndaj këtyre vlerave të përhershme”, ka deklaruar Osmani.
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...