Numërimi mbrapsht drejt Kupës së Botës 2026 ka nisur dhe disa prej përfaqësueseve më të forta në botë e kanë siguruar tashmë vendin e tyre në turne.
Anglia e garantoi pjesëmarrjen në Kanada, Meksikë dhe SHBA duke e mbyllur në krye të grupit të saj kualifikues në UEFA, plot dhjetë pikë mbi Shqipërinë që u rendit e dyta, pasi regjistroi tetë fitore në tetë ndeshje.
Vera e ardhshme pritet të jetë një festë e gjithçkaje të bukur që futbolli ka për të ofruar. Megjithatë, sipas raportimeve të The Times, turneu nuk do të zhvillohet pa polemika.
Irani siguroi pjesëmarrjen e tij të katërt radhazi në Kupën e Botës më herët këtë vit, pasi kaloi me sukses tre grupe të vështira kualifikuese të AFC-së.
Por SHBA-ja ka prej vitesh rregulla të rrepta vizash, të cilat mund të pengojnë tifozët iranianë të udhëtojnë për të parë ndeshjet e ekipit të tyre.
Edhe tifozët haitianë nuk do të lejohen të hyjnë në SHBA gjatë turneut për shkak të rregullave strikte të vizave dhe kjo nuk është e gjitha.
Në një tjetër kthesë të papritur, The Times raporton se Shërbimi Amerikan i Emigracionit dhe Doganave, i njohur si ICE, mund të kryejë kontrolle dhe operacione gjatë zhvillimit të ndeshjeve.
Andrew Giuliani, i cili drejton aktualisht grupin e punës së Shtëpisë së Bardhë për Kupën e Botës, e ka konfirmuar këtë në intervistën e tij për The Times, duke shkuar deri aty sa të deklarojë se çdo tifoz që konsiderohet rrezik nuk do të lejohet të hyjë në vend gjatë kohës së kompeticionit.
Për herë të parë në histori, 48 përfaqësuese të ndryshme do të marrin pjesë në Kupën e Botës FIFA në turneun e vitit të ardhshëm.
Kupa e Botës 2026 do të nisë më 11 qershor, ndërsa finalja është planifikuar të luhet më 19 korrik./Telegrafi/
Shtëpia e Bardhë u dërgon paralajmërim të madh tifozëve që p...
“Situatë alarmante në Luginë” – Rexhepi: Diskriminimi mund t...
Protesta në mbështetje për UÇK-në në Shkup, reagon Mickovski
Buna nën dritën e hënës, Rama ndan imazhe mahnitëse të lumit
SHBA këshillon qytetarët e saj të largohen nga Venezuela “me...
Më pak se 1% import të energjisë nga Serbia