Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë këtë mbrëmje në pritjen e organizuar me rastin e Ditës së Pavarësisë së Finlandës, nga ambasada finlandeze në Kosovë.
Në fjalën e tij të rastit, kryeministri shprehu se Kosova e sheh Finlandën si shembull dhe model, ndërkohë që së bashku ndajmë të njëjtat vlera dhe prioritete.
“Si ne, ajo njeh rëndësinë e mirëqenies sociale. Dhe, ashtu si Kosova, Finlanda nuk zgjedh sigurinë mbi mirëqenien, ajo i përqafon të dyja”, tha kryeministri Kurti.
Ai vlerësoi edhe qëndrimin e Finlandës në anën e drejtë të historisë, në mbështetje të Ukrainës në luftën e tyre kundrejt agresionit rus.
“Që nga viti 2022, ajo ka ndarë 3.9 miliardë euro në mbështetje të Ukrainës. Finlanda është e përkushtuar ndaj sigurisë së saj, ashtu si ne.”/Arbresh.info

Kurti viziton familjen Krasniqi në Prizren, diskutime për ek...
Një veturë me targa serbe shihet në Zvërnec, ngrihen dyshime...
Luan Krasniqi voton në Ambasadën e Kosovës në Hamburg
Ylli francez shmang krahasimet: Messi dhe Ronaldo nuk janë t...
Ukraina godet Rusinë, mbi 140 dronë në sulm ndaj Shën Peters...
Prokuroria në Prizren kërkon paraburgim për të dyshuarin për...