NATO këtë javë do të integrojë vendet e saj nordike nën Komandën e Përbashkët të Forcave në Norfolk të Shteteve të Bashkuara, në një përpjekje për të përmirësuar sigurinë transatlantike dhe për të forcuar pozicionimin e aleancës në veri, tha komandanti kryesor i NATO-s, Alexus Grynkewich, për gazetarët më 4 dhjetor.
Nën strukturën e re, të gjitha vendet nordike do të jenë nën selinë e vendosur në portin e Norfolkut në Virxhinia të SHBA-së, që është e orientuar në mbrojtjen e Atlantikut të Veriut, në vend të disa shteteve në rajon që mbeten nën komandën e NATO-s në Brunsum të Holandës, që është përgjegjëse për krahun verilindor të aleancës.
Finlanda iu bashkua NATO-s në vitin 2023 dhe Suedia në vitin 2024, pasi pushtimi i plotë i Ukrainës nga Rusia në vitin 2022 i shtyu të dy shtetet që të rishikonin strategjitë e tyre kombëtare të sigurisë.
Anëtarësimi i tyre në aleancën ushtarake perëndimore me 32 anëtarë ka forcuar pozicionin e NATO-s në veri dhe në rajonin e Detit Baltik, duke çuar në ristrukturimin e komandës.
“Me rreshtimin e kundërshtarëve tanë në mbarë botën, është e domosdoshme të forcojmë sa më shumë zonën euroatlantike dhe të konsolidojmë pozitën tonë në veri”, tha Grynkewich, gjeneral i Forcave Ajrore të SHBA-së dhe komandant suprem i NATO-s për Evropë. Ai këto deklarata për gazetarë i bëri në selinë ushtarake të aleancës në qytetin belg të Monsit.
“Norfolk është ura strategjike midis Amerikës së Veriut dhe Evropës”, theksoi ai.
Komanda e Norfolkut do të jetë përgjegjëse për Arktikun, Danimarkën, Finlandën, Grenlandën, Islandën, Norvegjinë, Suedinë dhe Mbretërinë e Bashkuar.
Maroku “josh” Andres Iniestën
Kremlini: Vladimir Putin është ftuar t’i bashkohet “Bordit t...
Grabitje në një argjendari në Prishtinë
DnV: Rinumërimi i plotë i pashmangshëm, hetimet të përfshijn...
Jo veç në Prizren, Prokuroria aktivizohet në të gjitha komun...
Aksidenti tragjik hekurudhor, MEPJ në kontakt me Spanjën nës...