Dy burra kanë humbur jetën dhe dy të tjerë u lënduan në një aksident të tmerrshëm me veturë në Mynih, kur një Porsche u përplas me një Renault, duke e prerë atë “në gjysmë”, raporton rosenheim24.de .
Sipas një raporti nga policia e Mynihut, aksidenti ndodhi në lagjen Milbertshofen të qytetit.
Porsche drejtohej nga një 19-vjeçar nga Mynihu, dhe një pasagjere femër 19-vjeçare ishte gjithashtu në veturë.
Renault, i drejtuar nga një burrë 27-vjeçar nga Augsburg, po vinte nga drejtimi i kundërt. Në Renault ndodheshin dy pasagjerë të tjerë – një burrë 48-vjeçar në ulësen e pasagjerit dhe një 21-vjeçar në ulëset e pasme.
Filmreifer Unfall in München: Renault wird mittig zerrissen, Porsche überschlägt sich mehrmals https://t.co/MDMH2XPSQK
— tz (@tzmuenchen) November 30, 2025
Përplasja ndodhi kur shoferi i Renault, duke ndjekur dritën e gjelbër në semafor, filloi të kthehej majtas.
Në atë moment, Porsche që vinte përballë e përplasi atë. Përplasja ishte aq e fortë sa Porsche u përmbys.
Të gjithë u lënduan në aksident, përveç shoferit të Porsche.
Policia e trafikut të Mynihut ka nisur një hetim për të përcaktuar shkakun e saktë të këtij aksidenti tragjik. /Telegrafi/
Juventusi në kërkim të portierit, tre emra në listë përfshir...
Mbahet protesta e shtatë kundër ndërtimit në Zvërnec, qyteta...
Ambasada e Kosovës në Lubjanë apel mërgatës: Shfrytëzoni të ...
Gazetarët paralajmërojnë rrezik për lirinë e medias pas shit...
Model i ri udhëheqjeje në Hamas pas humbjeve në Gaza
Granit Xhaka flet për Botërorin: rutina, emocione dhe ambici...