jatë ditë së sotme në Ferizaj është përfshirë nga flakët një depo e mobileve. Dëmi i shkaktuar sipas pronarit dyshohet të jetë rreth 20 milionë euro. Ekipet e zjarrfikësve të Ferizajt por edhe nga komunat e tjera kanë ndihmuar që zjarri të shuhet dhe të mos përhapet.
Zymri Krasniqi, komandat i Zjarrfikësve në Ferizaj theksoi se “me të gjitha forcat dhe mekanizmat që kemi, kemi dal në vendin e ngjarjes”.
“Jemi munduar në mënyrën maksimale që zjarrin ta lokalizojmë deri në këto momente asistencë kemi kërkuar edhe nga komunat e tjera sepse zjarri është i madh në ketë objekt”, tha ai.
Dëmet materiale konsiderohen të mëdha por fatmirësisht pasoja në njerëz nuk ka.
“Në moment ka eksplodua diçka u kallë besojë që prej rrymës, por nuk jam i sigurt. Dëmet materiale janë diku 15 milion euro që ka qenë malli aty brenda në depot tona që diku 9 mijë metra katrorë plus kostoja e ndërtimit diku rreth 20 milionë euro”, tha Bedri Lohaj, pronar.
Policia tha se hetimet lidhur me shkaqet e këtij zjarri janë duke u zhvilluar.
Alba Vukaj mahnit me paraqitjen e saj të fundit
Rama reagon ndaj Iranit: Qeveria e ajatollahëve i bashkohet ...
Hoxha Osman Musliu ndër më të votuarit në VV, lë pas pesë mi...
Trazira në Belfast pas një sulmi me thikë
775 mijë euro investim për ujësjellësin në fshatrat e Shalës...
Vetëm 1 votë për Musliun në Partesh