Tre fëmijë në Ferizaj kanë dorëzuar në polici një portofol të gjetur me dokumente dhe para.
Në njoftimin e policisë thuhet se brenda portofolit ishin dokumentet personale dhe 614 euro, të cilat pronarja B.M e ka konfirmuar se ishin të paprekura, shkruan Arbresh.info.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj falënderon publikisht fëmijët R.T, A.T dhe D.T për veprimin e tyre human, edukativ dhe shembullor.
Njoftimi i plotë:
Me datën 18.11.2025 rreth orës 12:30, në stacionin policor në Ferizaj është paraqitur qytetari I. Tërziu, i cili ka sjellë një portofol të gjetur nga tre fëmijët R.T (12 vjeçe), A.T (11 vjeç) dhe D.T (11 vjeç), nxënës të një shkolle në Ferizaj. Portofoli ishte gjetur në një rrugë të qytetit.
Brenda në portofol janë gjetur dokumente personale dhe 614 euro. Pas verifikimeve, policia ka arritur të identifikojë pronaren, B.M. nga Ferizaj, e cila është paraqitur menjëherë në stacion dhe ka konfirmuar se të gjitha dokumentet dhe paratë ishin të paprekura. Ato i janë kthyer me procesverbal zyrtar.
Pronarja ka shprehur mirënjohje dhe falënderim të sinqertë ndaj tre fëmijëve dhe familjes së tyre për gjestin e ndershëm, si dhe ndaj Policisë së Ferizajt për profesionalizmin dhe bashkëpunimin.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj falënderon publikisht fëmijët R.T, A.T dhe D.T për veprimin e tyre human, edukativ dhe shembullor, që pasqyron vlera të larta morale, familjare dhe qytetare. Ky gjest mbetet një shembull frymëzues për të gjithë fëmijët dhe qytetarët tanë mbi ndershmërinë dhe përgjegjësinë shoqërore./Arbresh.info
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ankandi i Titanik/ Jeleku i shpëtimit i anijes ‘fatkeqe’ shi...
Anijet turistike zvicerane dhe gjermane largohen nga Ngushti...
Netanyahu: Situata me Iranin nuk ka përfunduar
Muriqi për humbjen nga Turqia: Ëndrra ime u shua për 90 minu...
Rruga “Dardania” në Fushë Kosovë ende larg përfu...