Gazetari, Vehbi Kajtazi ka reaguar pas akuzave të bëra ndaj tij, nga ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi.
Kelmendi në një konferencë të jashtëzakonshme të mbajtur sot, u shpreh se janë të pavërteta dhe shpifje shkrimet që janë publikuar në media ditëve të fundit.
““Më vejn shumë keq që një portal i njohur “Paparaci” po vazhdon të raportoj të pavërteta. Lajmet e publikuara janë të pavërteta dhe tendencioze. Të dhënat janë plotësisht gënjeshtra. Unë kam pasur kësi shkrime dhe më herët nga i njëjti portal nga pronari i saj Vehbi Kajtazi. Arsyeja pse ai shkruan dhe shpif për mua, është se ai ka qenë te unë për të pasur përfitime. Pasi që refuzova këto kërkesa dhe tentativa të tij për të ushtruar ndikim në punën time, ai më ka dërguar edhe SMS shantazhues për të cilat ka qenë i njoftuar edhe ish-kryeprokurori Aleksandër Lumezi”, tha Kelmendi.
E ndaj këtyre deklaratave, ka reaguar gazetari Kajtazi i cili i bëri ftesë u.d e Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi që të zgjedh studion televizive për debat.
Ndërkaq sa i përket akuzës për shantazh, Kajtazi tha se sikurse më parë edhe sot ka mundur ta arrestoj.
Madje Kajtazi i referohet Kelmendit “mbetje e regjimit të Millosheviqit”.
“Sa i përket akuzës për ‘shantazh’, Besim Kelmendi është jurist i moçëm, madje nga koha e gjyqtares famëkeqe serbe, Danica Marinkoviç, e cila kishte dënuar me burg Adem Jasharin, Hashim Thaçin, Rexhep Selimin, Jakup Nuren, Sami Lushtakun, Zenun Kadriun, Ali Januzin, Sahit Jasharin, Rafet Ramen. Ai ka qenë prokuror në kohën e pretendimit (gjoja për shantazh) dhe tash kryeprokuror. Edhe atëherë, edhe sot ka mundur dhe mundet të më arrestojë. Unë këtu jam. Këtu do të jem. E di që është punë e rëndë të merresh me mbetjet e regjimit të Millosheviçit. Në ballë me keni”, ka shkruar Kajtazi. /Arbresh.info
LEXO EDHE:
Kelmendi mohon akuzat: Kurrë në jetën time deri në vitin 2001 nuk kam qenë në Reçak