Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka pritur sot në takim ambasadoren e SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati.
Përmes një postimi në Facebook, Hamza tha se e vlerëson mbështetjen e SHBA-së për proceset që po kalon vendi, shkruan Arbresh.info.
Postimi i plotë:
Sot e nisa angazhimin tim të ri me partnerët strategjikë. SHBA-ja është aleati kryesor i Kosovës dhe takimin e parë e zhvillova me Ambasadoren Anu Prattipati.
PDK-ja është konstruktive dhe unë do ta vazhdoj praktikën e dialogut, bashkëpunimit dhe kompromisit politik. Vijat tona të kuqe janë të qarta: Kushtetuta dhe ligjet e vendit. Çdo veprim që i cenon këto është i papranueshëm, prandaj sot nuk morëm pjesë në seancën e parë të Kuvendit.
Zgjedhjet e reja janë rruga për të dalë nga kriza dhe e vlerësoj shumë mbështetjen e SHBA-së në proceset që po kalon vendi.
Kosovës i duhet stabiliteti, zhvillimi ekonomik dhe partnerët e saj./Arbresh.info
Zvicra dislokon 4 mijë trupa në kufi me Francën, e cila pret...
Rama merr pjesë nesër në Samitin “BE–Ballkani Perëndimor” në...
Kusari Lila tregon prapaskenat para recitimit të poezisë nga...
Selimi dhe Konjufca takojnë qytetarët në Klinë, flasin për q...
Sveçla: Përmirësimi i kushteve të punës për zyrtarët policor...
LVV: Mitrovica ia qet pikën 116