Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Dimal Basha, së bashku me kryeministrin Albin Kurti, mbrëmë mori pjesë në në pritjen e organizuar nga Ambasada e Belgjikës me rastin e Ditës së Mbretit.
Në një shënim të tij kryetari Basha ka vlerësuar se populli i Kosovës nuk e harron mbështetjen e madhe të Belgjikës gjatë viteve të vështira ’80 dhe ’90, miqësi kjo që vetëm është forcuar me kalimin e kohës. Njëkohësisht, ka shtuar ai, Kosova është mirënjohëse për përkrahjen e vazhdueshme të Belgjikës në rrugën e saj evropiane.
“Miqësia ndërmjet Kosovës dhe Belgjikës është e sinqertë dhe e ndërtuar mbi vlera të përbashkëta për të ardhmen evropiane. Në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës, u shprehim urime të ngrohta popullit dhe institucioneve belge, si dhe Madhërisë së Tij Mbretit Philippe, në këtë ditë të rëndësishme të tyre kombëtare”, ka thënë kryeparlamentari Basha./Arbresh.info
Maran debuton me humbje, Shqipëria mposhtet nga Izraeli
KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve polit...
Trump do të marrë pjesë në samitin e NATO-s në Turqi
Momente tensioni në “Air Albania”: Futbollisti i...
“Shqipëria është në sulm nga armiqtë dhe konkurrenca”, Rama ...
Haxhiu ngushëllon familjet e dy të rinjve kosovarë që humbën...