Katër persona janë arrestuar në Lupç të Epërm në Podujevë, pasi dyshohet se janë rrahur mes vete, raporton Policia e Kosovës.
Sipas policisë, të dyshuarit kanë pësuar lëndime dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor, shkruan Arbresh.info.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
“Fsh. Lupç i Epërm, Podujevë / 02.11.2025 – 16:50. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët janë rrahur në mes vete dhe si pasojë kanë pësuar lëndime trupore. Lidhur me rastin të dyshuarit e përfshirë në rrahje kanë pranuar tretman mjekësor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërsa njëri prej tyre ka vazhduar me trajtim të mëtejm mjekësor nën mbikëqyrjen e njësive policore”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së./Arbresh.info
Rashiq: Regjimi i Vuçiqit është diktaturë, studentët përfaqë...
Yamal merr çmimin e lojtarit më të mirë në La Liga
Ukraina godet anije mallrash dhe pranon shpërthimin e dronit...
Presidenti i Libanit kritikon Iranin: Po e përdorni vendin t...
BE: Shqipëria anëtarësohet pas Malit të Zi / Liderët europia...
QKMK: Rikthehet normaliteti në pikën kufitare Hani i Elezit–...