Sot nga ora 18:00, në platonë e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës në Prishtinë, do të zhvillohet tubimi hapës i fushatës së balotazhit i organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje.
Në këtë tubim pritet të marrë pjesë edhe Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, si dhe kandidatët e LVV-së nga 12 komunat ku partia është në garë për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.
Sipas njoftimit të Vetëvendosjes, ky aktivitet shënon nisjen e fushatës së balotazhit me energji dhe entuziazëm, ndërsa janë ftuar qytetarë nga të gjitha moshat të marrin pjesë në këtë ngjarje.
“Ky është momenti kur bashkohemi për ta nisur fushatën e balotazhit me energji dhe entuziazëm! Ftohen të gjithë qytetarët, të rinj e të moshuar, familje e mbështetës, të jenë pjesë e këtij fillimi të përbashkët,” thuhet në njoftimin e subjektit politik.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e ka shpërndarë njoftimin në rrjete sociale, duke shkruar:
“Sonte, ju mirëpresim të gjithëve në tubimin e hapjes së fushatës lokale për raundin e balotazhit.”/Arbresh.info
I dërguari i Trump në Grenlandë: Do të punoj që ishulli të b...
Specialja hedh poshtë kërkesën e Kadri Veselit për lirim të ...
Deklarim i rremë për ryshfet, arrestohet një person në Prish...
Rama reagon pas vdekjes së Shemit: Ishte imazh i gjallë i kr...
Kusari-Lila tregon arsyen e mungesës në fushatë: Babai im ës...
Vdes Shemi i grupit “Ilirët”