Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi ka reaguar pas raportimeve se është kërcënuar nga kandidati i VV-së për kryetar të kësaj komune, Sylejman Meholli.
Idrizi përmes një shkrimi në Facebook tha se ka qenë objekt kërcënimi nga Meholli, duke shtuar se tashmë ka dhënë dëshmi në stacionin policor në Prishtinë.
Ai tha se së bashku me të ishin edhe dëshmitarë tjerë dhe se rasti është duke u trajtuar nga institucionet përkatëse.
“E dënoj këtë akt dhe ju kërkoj ndjesë për shqetësimin. Gara për Vushtrrinë duhet të mbetet garë idesh dhe projektesh, jo kërcënimesh. Unë do të vazhdoj të përfaqësoj secilin qytetar me përgjegjësi dhe dinjitet”, tha ai.
Policia e Kosovës rastin në fjalë e ka cilësuar si ‘Kanosje’.
“Sot rreth orës 17:30 është pranuar informata për një Kanosje në rrugën Xhorxh Bush në Prishtinë. Me të marrë informatën policia, ka arritur në vendin e ngjarjes. Aktualisht policia po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen”, tha zëdhënësi i Policisë, Enis Pllana.
OVL e UÇK-së thërret konferencë për media
Superheronjtë zbresin sot në QKUK me dhurata dhe buzëqeshje ...
A ka ende mundësi për një bashkëpunim PDK-Nisma – Gruda jep ...
Sot mbahen seancat inauguruese në katër komunat veriore të K...
Moti sot kryesisht i vranët, herë pas here priten edhe reshj...
Shtëpia e Bardhë u dërgon paralajmërim të madh tifozëve që p...