Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj tha se me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti ishin dakorduar për pozitën e kryetarit të Kuvendit, duke potencuar se madje edhe fjalimin e kishte përgatitur e i “kishin cakërruar gotat”.
Limaj tha se para seancës së parë të Kuvendit, tha se i kishte thënë Kurtit “tre votat e mia i ke”, duke shtuar se Kurtit poashtu ia kishte nënvizuar se nuk është i interesuar për qeverisje.
“Në qeverisje nuk marrë pjesë sepse i kam arsyet e mia, krejt çka mundem me bë partneritet është në Kuvend. Për qëndrimin tonë e meritoj korrektësinë. Në ditën e dytë, tha se për besë s’kam mendu për këtë, por për qeverisje. U befasuan për këtë. Të nesërmen e kemi pasur dakordimin gojorë, dhe i kemi cakërruar gotat. Ai ka mbet me shku me bisedu me grupin parlamentar, unë në mëngjes e kam thirrë kryesinë time”, tha Limaj në “Rubikon”.
Limaj ndër tjerash tha se Nismës nuk i konvenon me shku në zgjedhje, dhe nuk i kemi provokuar zgjedhjet.
Por tha se edhe nëse shkojnë në zgjedhje “gajle e madhe”, duke shtuar se “lehtë është me i mëshu të voglit”.
LEXO EDHE:
Limaj: Kurti tha po e largoj Bashën nga posti i kryeparlamentarit në këmbim të mbështetjes
Orges Shehi zyrtarisht trajner i Prishtinës
Samiti në Tivat: BE diskuton integrimin gradual të Ballkanit...
Zelenskyy: Rusia po zgjedh sërish luftën, Putin nuk dëshiron...
“Jo 5 mijë veta, por 500 mijë të dalin në shesh nuk mjaftojn...
Rashiq: Regjimi i Vuçiqit është diktaturë, studentët përfaqë...
Yamal merr çmimin e lojtarit më të mirë në La Liga