Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i ka thënë se do ta largojë Dimal Bashën nga posti i kryeparlamentarit në këmbim të mbështetjes së partisë së tij për formimin e qeverisë së re.
Limaj tha se këtë kërkesë Kurti ia bëri pak minuta pa filluar seanca e së dielës për votimin e qeverisë.
“Ma dha informatën që, e di që e ke pas vështirë me votu Dimalin, po e largojmë Dimalin nga kryetari i Kuvendit dhe po e çoj ministër. Dhe qesha. Edhe natyrisht e kërkoi mbështetjen për qeverinë. Por, nuk bëhen këto punë në minuta të fundit. I thash se për respekt erdha, meqë më ftuat, dhe po ju dëgjoj, por nuk bëhen këto gjëra në momente të fundit. U takuam në hapësirat e Parlamentit. Dhe ma kërkoi mbështetjen. Nuk provoi të hapte çështjen e posteve. Nuk dua të jem pjesë e qeverisë”, deklaroi kreu i Nismës në Rubikon.
Ndër të tjera, Limaj tha se e ka pyetur Kurtin se ku do t’i marrë votat për qeverinë, dhe thotë se i ka thënë që “po pres me ba me juve”. Megjithatë, Limaj thotë t’i ketë thënë Kurtit se kjo punë nuk bëhet në minutat e fundit.
“Por, e pyeta, nuk po e kuptoj, ku i ki numrat? S’i ke numrat! A i ki numrat? Nuk po shoh që i ke. Më tha, ‘po pres me ba me juve’. I thash që jo në ditën e fundit, nuk mund ta votoj këtë qeveri unë. Tha ‘okej’. 10 minuta zgjati takimi”, deklaroi Limaj.
Tutje, ai tregoi se Kurti i kishte përfshirë dy kërkesat e tij në ekspoze, që ka qenë çështja e veteranëve, që të mos u merret paga e veteranit nëse punojnë në privat, dhe tjera çështja e energjisë.
Masakra me 8 viktima në Luiziana, 7 fëmijët e autorit mes të...
Qeveria emëron kryetarin e Bordit të Telekomit
Lëvizte me pistoletë me vete, arrestohet 32-vjeçari në Durrë...
Ndalohet furgoni me dru pa dokumente përcjellëse në Viti
50 aksidente brenda 24 orëve, policia shqiptoi mbi 1700 gjob...
Theret me thikë një person në Prishtinë, të dyshuarit në arr...