Milan nuk ka arritur të marrë më shumë se një barazim 1-1 në udhëtim tek Atalanta, në sfidën derbi të javës së nëntë në Serie A.
Ndeshja nisi më mirë për skuadrën e Allegrit që realizuan pas vetëm katër minutash me Riccin, shkruan Arbresh.info.
Mirëpo, Ademola Lookman barazoi shifrat në 1-1 në minutën e 35-të.
Gola të tjerë deri në fund nuk pati dhe të dy skuadrat morën nga një pikë. Ky është barazimi i dytë radhazi për Milanin, pas atij me Pisan në fundjavë.
Teksa për Atalantan është barazimi i katërt radhazi, dhe i pesti në të gjitha kompeticionet.
Pas nëntë xhirosh Milani është i treti me 18 pikë, kurse Atalanta e shtata me 13 sosh.
Duelin e radhës ‘Rosonerët’ e luajnë në shtëpi ndaj Romës, kurse Atalanta do të përballet me Udinesen në udhëtim./Arbresh.info
Ekstradohet nga Kosova për në Maqedoninë e Veriut personi i ...
‘Më të mirat në botë’, pse SHBA-të po blejnë ani...
Shenjat e fshehura të stresit: Si t’i dalloni ato?
Simeone i del në mbrojtje Alvarezit: Brenda pak kohe, me sig...
Të kërkuarit nga Sllovenia i caktohet masa e paraburgimit në...
Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së në Hagë hyn në fazën përfund...