Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka reaguar pas incidentit fizik në të cilin u përfshi më 24 tetor, teksa po jepte një intervistë televizive.
Në emisionin “Debat Plus”, Zemaj tha se ngjarja ka qenë e papritur dhe e padëshiruar, duke theksuar se situata të tilla nuk duhet të ndodhin në jetën publike apo politike të vendit.
“Hera e parë në jetën time politike që më ndodh një gjë e tillë. Besoj që nuk e kam merituar. Nuk e kanë merituar as qytetarët e Kosovës ta shohin diçka të tillë. As më pak unë s’kisha dashtë që askush të mos jetë në një pozitë çfarë kam qenë unë atë ditë”, tha Zemaj.
Ai shtoi se edhe gjatë shpjegimeve në organet hetimore ka kërkuar falje publike, pasi incidenti ka shqetësuar shumë njerëz.
“Pa asnjë ngarkesë, kam kërkuar falje publike, sepse me atë incident janë shqetësuar shumë njerëz”, tha ndër të tjera deputeti i LDK-së.
Kurti premton investime të shumta në Mitrovicë dhe gjithë Ko...
Hotel luksoz, të ftuar VIP dhe kosto prej një milion eurosh ...
Nesër mbahet protestë në përkrahje të studentëve shqiptarë n...
Vdiq në krye të detyrës, polici do të prehet në vendlindje, ...
Zvicra dislokon 4 mijë trupa në kufi me Francën, e cila pret...
Rama merr pjesë nesër në Samitin “BE–Ballkani Perëndimor” në...