Kandidati për kryetar të Prishtinës nga LVV, Hajrulla Çeku ka vizituar sot disa lagje në pjesën veriore të Kodrës së Trimave, ku ka dëgjuar hallet dhe ankesat e banorëve.
Përmes një video të publikuar në facebook, qytetarët ankohen për mungesë të ujit, infrastrukturë, ndriçimi e qentë endacak, transmeton Arbresh.info.
Çeku u ka premtuar banorëve zgjedhjen e problemeve bazike si dhe ndërtimin e çerdheve të reja, parqeve, hapësirave gjelbëruese e kënde lojërash.
Postimi i plotë:
Çdo ditë afër qytetarëve, tani dhe pas fitores tonë. Bashkë do ta bëjmë Prishtinën qytet të jetueshëm e funksional.
Në lagjet që ndodhen në pjesën veriore të Kodrës së Trimave, dje takuam banorët e diskutuam për problemet që kanë e zgjidhjet tona që ofrojmë.
Mungesa e ujit, rregullimi i infrastrukturës, ndriçimi, qent e pa strehë janë vetëm disa prej tyre.
Problemet e Kodrës së Trimave do ti zgjedhim me themel. Ky është plani ynë për këtë lagje:
– Zgjidhje për pronat, adresim i drejtë e transparent i problemeve shumëvjeçare me pronësinë.
– Zgjidhje përfundimtare për furnizim të pandërprerë me ujë të pijes
– Nisje e transformimit të tërësishëm të lagjes përmes ndërtimit të lartë
– Dy çerdhe të reja publike ose me bazë në komunitet
– Rrugë të sigurta me ndriçim publik, trotuare të reja, kufizime shpejtësie dhe kalime për këmbësorë
– Menaxhimi efikas i mbeturinave dhe mirëmbajtje e pastërtisë
– Parqe, kënde lojërash dhe hapësira gjelbëruese
– Rehabilitimi i sistemit të kanalizimit fekal dhe atmosferik
Bashkë, për Prishtinën tonë!/Arbresh.info
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...