Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, bashkë me aktivistë, është paraqitur nga lagja Bregu i Diellit.
Rama në një video në rrjete sociale, ka thënë se kjo lagje është transformuar në katër vitet e fundit.
“Mirëmëngjesi Bregu i Diellit, jemi dalur një numër i aktivistëve që e dojnë me zemër kryeqytetin. Kemi bërë punë të madhe për Bregun e Diellit, kemi transformu shumë hapësira, rrugë të reja, ndriçime të reja, elemente për pastrimin e kryeqytetit”, tha Rama.
Ai bëri të ditur se shkolla Ismail Qemali po rinovohet, dhe ftoi qytetarët të bashkohen për transformimin e Prishtinës.
“Tash po rinovojmë shkollën Ismail Qemali e po krijojmë punë të tjera për përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve tanë të dashur. Bashkohuni edhe katër vjet për transformimin e kryeqytetit”, tha ai.
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër