Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka kritikuar ashpër situatën politike në vend, duke thënë se formimi i Qeverisë aktualisht është i pamundur.
Sipas tij, kryeministri në detyrë Albin Kurti nuk dëshiron ta formojë qeverinë për shkak të mungesës së guximit, ndërsa opozita refuzon të marrë përgjegjësi dhe postin e kryeministrit.
Për gjashtë muaj, sipas tij, qytetarët e Kosovës kanë mësuar të jetojnë edhe pa qeveri, Kuvend e President, ndërsa institucionet po vazhdojnë të paguhen pavarësisht bllokadave politike.
“Kurti nuk don me bo Qeverinë se s’guxon.nga opozita, askush s’guxon me marr postin e Kryeministrit! Do të shkojmë në zgjedhje, pas zgjedhjeve e njejta situatë askush s’ka guxim me marr përgjegjësi, askush me askënd nuk bon koalicion dhe askush nuk lëshon rrugë. Askush nuk dinë asgjë, por rrinë sikur dinë diçka sepse e kanë njerin mrena..Disa mërziten për Presidentin, Disa bëjnë protesta, të tjerët bëjnë homazhe. Për 6 muaj populli i Kosovës mësoj se po bojka edhe pa Qeveri, edhe pa Kuvend edhe pa President. Dhe ne po i mbajmë sikur barrë dhe po i paguajmë institucionet që po bojka edhe pa to..”, shkroi Berisha./Arbresh.info
Kurti premton investime të shumta në Mitrovicë dhe gjithë Ko...
Hotel luksoz, të ftuar VIP dhe kosto prej një milion eurosh ...
Nesër mbahet protestë në përkrahje të studentëve shqiptarë n...
Vdiq në krye të detyrës, polici do të prehet në vendlindje, ...
Zvicra dislokon 4 mijë trupa në kufi me Francën, e cila pret...
Rama merr pjesë nesër në Samitin “BE–Ballkani Perëndimor” në...