Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, të cilat kanë refuzuar shumicën e provave të paraqitura nga mbrojtja e Jakup Krasniqit – prova që, sipas OVL-UÇK-së, dokumentojnë krimet e kryera nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë.
Në një deklaratë për media, OVL-UÇK e cilëson vendimin si “të papranueshëm” dhe si një tjetër dëshmi të “qasjes së njëanshme” të kësaj gjykate.
“Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e dënon ashpër vendimin e Dhomave të Specializuara në Hagë, të cilat kanë refuzuar shumicën e provave të paraqitura nga mbrojtja e z. Jakup Krasniqi, prova që dokumentojnë krimet e kryera nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë. Ky veprim është i papranueshëm dhe përbën një tjetër dëshmi të qasjes së njëanshme të kësaj gjykate, e cila po përpiqet ta paraqesë luftën çlirimtare të popullit të Kosovës jashtë kontekstit të saj historik, duke mohuar krimet që sollën shkatërrim dhe gjenocid në vendin tonë”, thuhet në reagim.
Organizata e veteranëve e cilëson vendimin si të padrejtë dhe paralajmëron se do të vazhdojë të ngrejë zërin kundër asaj që e konsideron si padrejtësi ndaj çlirimtarëve të Kosovës./Arbresh.info
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...