Të paktën tre persona janë plagosur herët të dielën nga të shtënat me armë zjarri jashtë një konvikti në Universitetin Shtetëror të Oklahomës, thanë autoritetet amerikane.
Një nga viktimat e plagosura është një student në shkollën “Stillwater”, Oklahoma, sipas Departamentit të Policisë së Universitetit Shtetëror të Oklahomës.
Deri tani nuk është dhënë ndonjë njoftim për të arrestuar lidhur me rastin në fjalë.
Të shtënat u raportuan rreth orës 03:40 të mëngjesit sipas orës lokale jashtë konviktit Carreker East, sipas deklaratës së policisë së OSU-së.
“Raportet fillestare tregojnë se një festë e madhe private ndodhi në një vend jashtë kampusit. Pasi tubimi u shpërnda, disa pjesëmarrës u kthyen në Carreker East ku ndodhën të shtënat”, sipas deklaratës së policisë.
Shefi i Policisë së OSU-së, Michael Beckner, tha se një nga viktimat dihet të jetë student i OSU-së.
Të gjitha viktimat u dërguan në spitalet në “Oklahoma City” dhe “Tulsa”, shkruan Abc News, transmeton Klankosova.tv.
Sipas deklaratës, nuk ka kërcënim të vazhdueshëm për kampusin. Zyrtarët kërkuan që kushdo që ka informacion në lidhje me të shtënat të kontaktojë Departamentin e Policisë së OSU-së.
Çfarë i ndodh trupit nëse konsumoni hudhër?
Disa metoda për të parandaluar ftohjen
Italia dërgon anije për të ndihmuar në mbrojtjen e Qipros
Shtëpia e Bardhë: Fushata ushtarake në Iran mund të zgjasë k...
Dy vetura aksidentohen në autostradë, një person pëson lëndi...
168 ekspertë certifikohen në drejtësi, Gërvalla: Partnerë të...