Në punëtorinë “Rritja e atraktivitetit të profesionit të mësuesisë përmes forcimit të ndërtimit të kapaciteteve të Dialogut Social në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Partneritetit Lindor”, që po zhvillohet më 15 dhe 16 tetor 2025 në Varshavë të Polonisë, po merr pjesë edhe kryetari i Komitetit Evropian të Sindikatave për Arsim (ETUCE), John MacGabhann.
Në një njoftim për medie SBASHK-u bën të ditur se gjatë kësaj veprimtarie, delegacioni i SBASHK-ut, i përbërë nga Ymer Ymeri, sekretar i Përgjithshëm, dhe Vjollca Shala, nënkryetare, ka zhvilluar një takim të veçantë me MacGabhann, ku është biseduar rreth bllokimit të dialogut social në Kosovë, si dhe për mundësinë e rifillimit të dialogut lidhur me nënshkrimin e Kontratës Kolektive nga ana e MASHTI-t.
“Kjo tryezë është organizuar nga Federata Evropiane e Punëdhënësve të Arsimit (EFEE) në bashkëpunim me Komitetin Evropian të Sindikatave për Arsimin (ETUCE) dhe po mbledh përfaqësues të organizatave sindikale dhe të punëdhënësve nga vende të ndryshme evropiane, përfshirë Poloninë, Ukrainën dhe vendet e Ballkanit Perëndimor”, thuhet në njoftim.
Tutje, SBASHK-u vë në dukje se në fokus të diskutimeve janë: Rritja e atraktivitetit të profesionit të mësuesisë; Krahasimi i kohës së punës së mësimdhënësve në vende të ndryshme evropiane; Mirëqenia profesionale e mësimdhënësve dhe sfidat e tyre; Roli i dialogut social në forcimin e sistemit arsimor.
“Përfaqësuesit e SBASHK-ut kanë ndarë me pjesëmarrësit përvojat e sindikatës nga Kosova në zhvillimin e dialogut social, në mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve të arsimit, si dhe në përpjekjet e vazhdueshme për ta bërë profesionin e mësuesit më tërheqës dhe më të vlerësuar në shoqëri”, thuhet në fund të njoftimit.
Shtëpia e Bardhë u dërgon paralajmërim të madh tifozëve që p...
“Situatë alarmante në Luginë” – Rexhepi: Diskriminimi mund t...
Protesta në mbështetje për UÇK-në në Shkup, reagon Mickovski
Buna nën dritën e hënës, Rama ndan imazhe mahnitëse të lumit
SHBA këshillon qytetarët e saj të largohen nga Venezuela “me...
Më pak se 1% import të energjisë nga Serbia