Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav, e ka mirëpritur zhvillimin e rundit të parë të zgjedhjeve lokale.
Orav, i konsideroi ato paqësore, konkurruese dhe gjithpërfshirëse.
Siç njofton Bashkimin Evropian në Kosovë, mbulimi i lirë, i drejtë dhe gjithpërfshirës mediatik kontribuoi në një proces zgjedhor transparent, duke kërkuar të njëjtën në rundin e dytë të zgjedhjeve.
“Ambasadori i BE-së, Aivo Orav, mirëpriti sot zhvillimin paqësor, konkurrues dhe gjithëpërfshirës të raundit të parë të ZgjedhjeveLokale në Kosovë me pjesëmarrjen e të gjitha komuniteteve, duke vënë në dukje se mbulimi i lirë, i drejtë dhe gjithëpërfshirës mediatik kontribuoi në një proces zgjedhor transparent, dhe se e njëjta pritet edhe në raundin e dytë”, thuhet në reagim.
Këto janë të gjitha vendimet që mori sot Qeveria
Rikthimi i Osmanit në LDK, Abdixhiku: Ky është qëllimi im, d...
S’ka zgjidhje për presidentin, Abdixhiku: Kurti insist...
Dogana zbulon veprimet që përbëjnë kundërvajtje -vlera rreth...
Një tërmet me magnitudë 7.4 godet Japoninë, paralajmërim për...
Haxhiu pret në takim Palatovën, pranon raportet e BE-së për ...