Policia e Kosovës njofton se është duke kërkuar një person, nën dyshimin se ka kërcënuar kryesuesin e vendvotimit në shkollën “Naim Frashëri” në Shtime.
“Sot, rreth orës 15:40 në shkollën ” Naim Frashëri” në Shtime është raportuar se një person ka hyrë në dhomën e votimit dhe dyshohet për kanosje ndaj kryesuesit të vendvotimit. I dyshuari është identifikuar si B. V. Hetuesit rajonalë, në bashkëpunim me prokurorin e shtetit, kanë zhvilluar hetimet për palët e përfshira dhe me vendim të prokurorit, rasti është iniciuar ” Pengim në procesin e votimit” ndaj B.V., i cili është në kërkim policor”, tha zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Marca me artikull të veçantë: Muriqi nuk është “Pirati”, ai ...
Murati: Fillimisht shtesat i quanin “vitra”, tash “blerje vo...
Presidenti Begaj përshëndet Konferencën e 8-të Ndërqeveritar...
Protesta në Meksikë para Kupës së Botës, rreth 130 mijë pers...
Osmani dhe Abdixhiku takojnë kongresistin amerikan Keith Sel...
Shpëtohet bjeshkatari gjerman 48-vjeçar në Luboten