Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka folur për programin e tij dhe zotimet që i ka bërë para qytetarëve të kryeqytetit. Ai përsëriti se nëse nuk i përmbush 90% të premtimeve gjatë mandatit të parë, nuk do të kërkojë një mandat të dytë, por do të largohet përfundimisht nga politika.
Ismaili tha se shpesh i bëhet pyetja pse nuk propozon projekte madhështore, ndërsa theksoi se për të integriteti është më i rëndësishëm se sa premtimet që tingëllojnë mirë por nuk realizohen.
“Nuk mund të dal para qytetarëve të Prishtinës, në qytetin ku jetoj unë, familja ime e njerëzit e mi, dhe ata të më kthejnë shpinën duke thënë ‘ky na ka mashtru’,” tha ai në Rubikon.
Ai theksoi se programi i tij është i ndërtuar mbi kërkesat reale të qytetarëve dhe mbi projekte të matshme e konkrete.
“Kur shkoj në lagje për t’i prezantuar projektet, unë e kam të menduar edhe financimin. Dhe për këto gjëra nuk të duhet leja e qeverisë – për pastërtinë, për ndriçim, për çerdhe, për trotuare, për autobusë, për semaforë apo për qendrën për menaxhimin e trafikut. Këto nuk janë zgjidhur për 25 vite, jo pse kanë qenë e pamundur, por sepse ka munguar vullneti politik,” tha Ismaili.
Duke folur për zotimin e tij për pëmbushjen e programit, ai theksoi se themel i kësaj është besimi.
“Nëse nuk mund t’i qëndroj besnik qytetit tim, mendoni që mund t’u qëndroj besnik qyteteve të tjera? Për mua është e qartë: ose i realizoj 90% të premtimeve, ose më votë kurrë nuk kërkoj” u shpreh ai.
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...