Fatmir Spahiu, babai i ish-policit të Kosovës Arbnor Spahiu, ka shprehur shqetësimin e tij për gjendjen e të birit, i cili po mbahet në burgun e Serbisë, i akuzuar për vrasje të rëndë.
Në një protestë të organizuar për të kërkuar reagim nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare, ai ka theksuar se Arbnori është i lodhur dhe i mërzitur emocionalisht nga padrejtësia që po kalon.
“Me Arbnorin janë takuar shoqja dhe nëna e Arbnorit. Arbnori sa i përket gjendjes fizike është mirë, për shkak gjendjes emocionale dihet se është i lodhur, i mërzitur nga padrejtësia që po i bëhet, ndërsa me u maltretu nuk është maltretuar, sjellja ka qenë korrekte, mirëpo ai po e vuan atë pasi që është duke u mbajtur në mënyrë të padrejtë. Policinë e Kosovës e ka lënë me një nëntor në 2022, ndërsa ky akuzohet për rastin që ka ndodhur me 24 shtator 2023 ka udhëtuar më herët, nuk është ndaluar. dokumentacionin e kam dorëzuar te avokati dhe avokati i ka dorëzuar në prokurori, institucionet janë angazhuar mirëpo ne kërkojmë që të angazhohen më tepër”, tha ai.
Organizatorja e protestës, Erëza Zeqiri, ka theksuar rëndësinë e angazhimit qytetar dhe pranishmërisë në protestë. Ajo theksoi se kjo nuk është vetëm një mbështetje simbolike, por një dëshmi kundër padrejtësisë që po ndodh me Arbnorin./Arbresh.info
Moti sot vranët dhe me riga shiu
Kuba ndërmerr masa ekstreme për të përballuar mungesën total...
Ambasada e Kosovës në SHBA do hap dyert për bashkatdhetarët ...
Prehet torta në dasmën e Klodit dhe Elijonës
Zyrtare: Liria ndan rrugët me Liridon Lecin
Tërmet në Kosovë, ja ku ishte epiqendra