Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka vazhduar sot me prezantimin e planit të tij për lagjen Matiçan, ku u mirëprit nga një numër i qytetarëve.
“Shpesh më kanë thënë të premtoj më shumë, të flas për projekte të madhështore e afatgjate. Por, unë nuk mund të premtoj diçka që nuk mund ta realizoj. Zgjidhjet e mia janë të prekshme, reale, janë për problemet me të cilat ju përballeni çdo ditë – me të cilat edhe unë përballem çdo ditë si qytetar i Prishtinës”, tha Ismaili.
Ai përsëriti edhe njëherë zotimin e tij për llogaridhënie dhe përgjegjësi maksimale, duke theksuar se nëse nuk arrin të realizojë 90% të zotimeve për ta kthyer Prishtinën në një qytet funksional dhe të jetueshëm nuk do të garojë për një mandat të dytë.
Plani i Uran Ismailit për Matiçanin përfshin:
Ndërtimin e një çerdheje moderne;
Renovimin e shkollës “Mitrush Kuteli”;
Dy parqe të reja me kënde lojërash dhe hapësira për rekreacion;
Rehabilitimin e rrugëve dhe ndërtimin e trotuareve të sigurta;
Furnizim të qëndrueshëm me ujë;
Ndriçim publik në çdo rrugë dhe hapësirë;
Shtigje për biçikleta dhe korridore lidhëse me lagjet përreth;
Transport publik të qasshëm dhe funksional;
Qendër komunitare multifunksionale me hapësira sociale e kulturore;
Terren sportiv për fëmijë dhe të rinj.
Ismaili theksoi se këto projekte do ta kthejnë Matiçanin në një hapësirë funksionale, të sigurt dhe të barabartë, duke u dhënë qytetarëve kushte më dinjitoze për jetesë./Arbresh.info
“Presidenti t’i takojë VV-së, e papranueshme për neve”, Lush...
Konate pranë rinovimit me Liverpoolin
Shtrenjtimi i naftës rrit shitjet e makinave elektrike me 51...
Deputetët e Melonit në kampin e Gjadrit: Modeli funksionon, ...
“Izraeli nuk më bindi të hyja në luftë”/ Trump: 7 tetori më ...
Bastoni drejt Barcelonës? Interi hap derën për negociata me ...