Një burrë ka humbur jetën në Suharekë pas lëndimeve të marra gjatë punës, ndërsa dy persona janë arrestuar për rastin që është cilësuar si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
Sipas raportit të Policisë, viktima, një punëtor kosovar, ka pësuar lëndime ndërsa ishte duke punuar në rrugën “Brigada-123” në Suharekë më 26 shtator 2025, rreth orës 15:45.
Ai është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku ekipi mjekësor ka konstatuar se ai kishte arritur pa shenja jete.
“Rr. Brigada-123, Suharekë 26.09.2025 – 15:45. Viktima mashkull kosovar-punëtor, derisa ishte duke punuar, dyshohet se aksidentalisht është lënduar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Prizrenit, aty ekipi mjekësor ka konstatuar se viktima ka arritur pa shenja jete. Me vendim të prokurorit janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport./Arbresh.info
Tërnava: Po tentohet njollosja e UÇK-së dhe barazimi me regj...
RENEA konfirmon vendin në elitën botërore, Shqipëria garon m...
Zyrtare/ Drita transferon Kemehlo Nguena
43 ditë pas zgjedhjeve, KQZ sonte i certifikon rezultatet e ...
Supremja refuzon të gjitha ankesat kundër vendimeve të PZAP-...
Sindikatat e punëtorëve të të gjitha kategorive mbështesin M...