Pas shumë përpjekjesh, po largohet shtylla e largpërçuesit në Transit të Ri në Prizren, që për vite ka penguar lëvizjen normale të automjeteve në këtë zonë.
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, theksoi se ky është një problem i vjetër që ka ndikuar negativisht në jetën e banorëve dhe se falë përkushtimit të institucioneve po jepet zgjidhje konkrete.
Ai shtoi se ky është vetëm një prej shumë hapave që po ndërmerren për përmirësimin e infrastrukturës dhe cilësinë e jetës së qytetarëve.
“Ky ka qenë një problem i kahmotshëm që qytetarët e kanë vuajtur çdo ditë. Me përkushtimin tonë dhe këmbënguljen për ta zgjidhur, sot kemi një rezultat konkret – shtylla po largohet dhe rruga tashmë do të jetë e lirë për qarkullim.”
LDK dorëzon sot në Polici dëshmitë për njehsorët elektrikë
Trump përgëzon astronautët e Artemis II: Keni bërë histori, ...
Mot me diell sot në Shqipëri
Si mund të ndihmojë Ukraina në zhbllokimin e Ngushticës së H...
Mblidhen sot shtatë komisione parlamentare
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...