Liverpooli shënoi fitore ndaj Southamptonit me rezultat 2-1 në kuadër të Carabao Cup, të martën mbrëma, por mori një lajm të keq pasi futbollisti i ri, Giovanni Leoni pësoi lëndim.
Pas ekzaminimeve mjekësore, qendërmbrojtësi i ri doli se ka këputur ligamentin, shkruan Arbresh.info.
Ai përmes një postimi në rrjetin social Instagram, reagoi ku theksoi do të bëj çmos se do kthehet sa më shpejt të jetë e mundur.
“Dua të falënderoj sinqerisht çdo person që më ka mbështetur gjatë kësaj kohe të vështirë”, shkroi 18-vjeçari italian në Instagram.
“Nuk ishte debutimi që kam ëndërruar gjithmonë, por do të bëj çmos që të kthehem të luaj në këtë stadium magjik sa më shpejt të jetë e mundur. Faleminderit shumë”.
Liverpooli ka nisur sezonin në mënyrë mbresëlënëse ku pas shtatë ndeshjeve ka po aq fitore, dhe po prinë në tabelën e Premier Leagues me pesë pikë para Arsenalit./Arbresh.info
Përplasje mes një automjeti dhe kamionetës së FSK-së, tre të...
Drogë në pampersin e një fëmije, dështon tentimi për futjen ...
Haradinaj nderon Dr. Rexhep Tafën, vendoset pllakë përkujtim...
Hapet aplikimi për studentët për shtesën prej 100 eurove
BE thirrje partive për fushatë të respektueshme: Përmbahuni ...
KPK-ja hap konkurs të ri për Kryeprokuror të Shtetit